Maqedoni

Gruevski dekoron ish presidentin amerikan Xhorxh Bush

27.09.2015 17:02

SHBA-të paraqesin partner të rëndësishëm strategjik, për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të Maqedonisë ka deklaruar Kryeministri Nikolla Gruevski...

SHBA-të paraqesin partner të rëndësishëm strategjik, për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të Maqedonisë ka deklaruar Kryeministri Nikolla Gruevski, në gala mbrëmjen e organizimit “Maqedonia 2025”.
 
Me këtë rast Gruevski i ka ndarë dekoratën e Republikës së Maqedonisë, presidentit të 43-të të SHBA-ve, Xhorxh Bush për “kontributin e madh të ish presidentit amerikan në ndërtimin e raporteve miqësore mes SHBA-së dhe Maqedonisë”.
 
“President Bush më lejoni në emër të qeverisë së Maqedonisë, në emrin tim dhe në emër të gjith qytetarëve tu përshëndes dhe falenderojë për kontributin që e kishit për stabilitetin e vendit tone. Mbështetjen që ia dhatë Maqedonisë e njohin dhe vlerësojnë gjeneratat e sotme dhe e njëjta forcoi themelet mbi të cilat ndërtohen e ngritën raportet mes shteteve tona. Në peridhën kur ju keni qenë president, Maqedonia dhe SHBA nënshkruan Deklaratën për partneritet strategjik”, shprehet kryeminsitri i RM-së, Nikolla Gruevski. 
 
Njohja e Maqedonisë me emrin kushtetues nga ana e SHBA-ve dhe përkrahja personae të cilën na e ofruar gjatë Samitit në Bukuresht në vitin 2008 do të ngel përgjithmonë në memorien tonë kolektive ka theksuar kryeminsitri Gruevski.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI