Maqedoni

Një shofer kamioni, shtetas i Maqedonisë është arrestuar në Bosnjë sepse ka transportuar tre afganë

27.09.2015 14:05

Policia e BeH-së bëri të ditur se në rajonin Bërçko është penguar një kamion i Maqedonisë në të cilin policia ka gjetur tre refugjatë nga Afganistani...

Sipas mediave të BeH-së, kamioni ishte ndaluar të shtunën pasdite. Shoferi, i identifikuar si J.S. (48), shtetas i Maqedonisë, është arrestuar dhe në vijim është procedura hetimore.
 
"Personave nga Afganistani u është dhënë ndihmë dhe ata i janë dorëzuar shërbimit për shtetas të huaj", deklaroi Halid Emkiq, përgjegjës për marrëdhënie me opinionin në policinë në Bërçko.
 
Tre afganët janë hospitalizuar për shkak të lodhjes. Bosnja tani për tani nuk është mjet i rëndësishëm i rrugës ballkanike të refugjatëve, por pas mbylljes dhe tensioneve në kufirin midis Kroacie dhe Serbisë pritet të jetë i mundur që të zhvillohet edhe pjesa boshnjake e rrugës e cila transporton refugjatë nga Turqia përmes Ballkanit deri te vendet e Zonës së Shengenit./mia