Ekonomi

Ministria e ekonomisë shpërblen subjektet më të mira turistiko hotelkerike

27.09.2015 14:40

Me rastin e ditës botërore të turizmit Ministria e Ekonomisë iu ndau mirënjohje subjekteve turistike dhe hotelerike...

Me rastin e ditës botërore të turizmit Ministria e Ekonomisë iu ndau mirënjohje subjekteve turistike dhe hotelerike të cilët vitin e kaluar kontribuan pë përmirësimin e ofertës turistike në Maqedoni.
 
Mirënjohje iu ndanë 30 subjekteve nga shtatë kategori, edhe atë për hotele më të suksesshme, agjensione turistike tur operator,restorane manifestime dhe kategoria plazha më mirë e rregulluar.
 
Sipas Ministrit Neziri nga janri deri në korrik numri i turistëve në Maqedoni është rritur për 7.9 % krahasuar me vitin e kaluar.
 
“Turizmi në Maqedoni tregon rritje nga viti ikaluar prej janarit deri në qershor kemi ngritje në të gjitha segmentet e turizmit andaj unë si ministër i ekonomisë shfrytëzoj rastin të gjithë agjensioneve dhe tur operatorëve për zhvillimin e turizmit tiu uroj ditën botërore të turizmit”, shprehet ministri i ekonomise Bekim Neziri.
 
Ndërkohë drejtori i agjensionit për përkrahjen turizmit Kristijan Xhambazovski, tha se revistat e huaj për turizëm e rangojnë Maqedoninë mes dhjetë drestinacioneve më atraktive.
 
“Kjo është rezultat i fushatës agresive të Qeverisë dhe pjesmarrjes aktive në panaire zvogëlimin e TVSH së ka 18 në 5 % që ndikoi në rritjen e turimit në Maqedoni. Nëse ky trend vazhdon 2020 tën numri i turistëve në Maqedoni mund të jetë mbi 1.2 milion”, shprehet drejtori i agjencionit për përkrahjen e turizmit Kristijan Xhambazovski.
 
Edhe këtë vit fiskal do të realizohen të realizohet këmbim valutor i favorshëm nga turizmi dhe hotelieria u tha me këtë rast.