Futboll
Konfirmohet, Messi mungon në ‘el Classico’
27.09.2015 14:54
Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi do të jetë jashtë fushës për shtatë ose tetë javë...
Argjentinasi pësoi një lëndim në minutën e dhjetë kundër Las Palmas duke lënduar ligamentet e gjurit të majtë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter, Blaugranët kanë bërë të ditur se lojtari do të mungojë së paku dy muaj.
Shqetësimi i madh në kampin katalunas ka filluar, pasi Messi nuk do të luajë kundër Real Madridit dhe kështu ata do të kenë një mungesë të madhe kundër yjeve të Los Blancos.
Ndryshe, Barcelona arriti të fitojë kundër Las Palmas me rezultat 2-1 me dy golat e Luis Suarez.
