Greqi fundoset anija 17 emigant gjeten vdekjen
17 emigrantë sirian të nisur nga Turqia drejt Greqisë u mbytën pas fundosjes së mjetit lundrues me të cilin udhëtonin...

Mes viktimave, sipas raporteve të mediave lokale, ka 5 gra dhe 5 fëmijë. Personat që humbën jetën në incidentin më të fundit të kësaj natyre kanë qenë të bllokuar në kabinën e anijes që përdorej për udhëtarët.
20 emigrantë të tjerë, të cilët ndodheshin në kuvertë dhe mbanin veshur jelekë shpëtimi, kanë shpëtuar.
Anija e fundosur besohet të jetë nisur nga brigjet e fshatit turk Gumusluk, pranë pikës turistike të Bodrumit, ku vdiq në fillim të muajit 3-vjeçari sirian Aylan Kurdi, fotoja e trupit të pajetë të të cilit mbushi faqet e para të gazetave në mbarë botën dhe nxiti veprimet e komunitetit ndërkombëtar në ndihmë të refugjatëve.
