Maqedoni

Dita botërore e zemrës: Ruani zemrën duke mos pirë duhan dhe alkool

27.09.2015 16:28

Me moton” zgjedhje për zemër të shëndoshë ,gjithkund” u shënua dita botërore e zemrës...

ISHP shënoi këtë ditë me kontrolle preventive falas dhe këshilla për një  jetë  më të shëndetshme ,në parkun e qytetit.
 
Nga ISHP rekomandojnë  që mos të përdorim pijet e gazuara, të përdorim më tepër ushqim të shëndetshëm  pemë dhe perime ,të largojmë stresin dhe të mos konsumojmë duhan.
 
Sipas të dhënave sëmundjet  kardiovaskulare  ende mbeten  shkaku kryesor i vdekjeve në Maqedoni dhe në botë.
 
“Në Maqedoni rreth 11 mijë banorë vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare ,pjesa më e madhe e tyre janë të moshës mbi 65 vjec por kemi edhe një  përqindje  të caktuar që janë nën  moshën 65 vjec,në moshë më të re por fatmirësisht nuk është përqindja  shumë e madhe .Në bazë të të dhënave  për mënyrën  e  jetesës së qytetarëve mund të themi   disa të dhëna nga kontrollet preventive falas që bëhen nga ana e shtëpive të shëndetit cdo vit me programin shëndet për të gjithë por gjithashtu  edhe disa të dhëna  nga  hulumtimet  që i bëmë në vitin 2014 -215 me nxënësit nga mosha 13 deri në 16 vjec dhe për dallim nga vitet e kaluara është ulur përqindja e numrit të nxënësve që konsumojnë alkool .Vitin e kaluar në Maqedoni nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit kanë vdekur 11.270 persona,prej tyre 5 .435 meshkuj,dhe 5.835 femra”, shprehet Elena Qoseva nga ISHP.
 
Qytetarët thonë që mundohen të konsumojnë ushqim të shëndetshëm.
 
“Mundohemi që sa më shumë të konsumojmë fruta të freskëta dhe perime ,ti largojmë yndyrërat ta   ziejmë ushqimin  më tepër e jo ta fërgojmë , por  praktikoj edhe aktivitete sportive”, shprehet qytetari.
 
“Nuk kemi kushte për tu ushqyer shëndetshëm, me këto rroga të vogla nuk mundemi t’ia dalim”, theksoi qytetari.
 
Në bazë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë cdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarë për vdekje të parakohshme të 17,3 milion  rasteve ,ndërsa deri në vitin 2030 pritet të arrijë numri  i vdekjeve deri në 23.6 milion njerëz.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI