Maqedoni

TIKA vazhdon investimet në Dibër

27.09.2015 16:53

Agjencisa Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtarë TIKA me investimet e saja është duke realizuar proektet kapitale në qytetin e Dibrës...

Pas ndërtimit të godinës së gjimnazit të Dibrës ajo ka marë përsipër që këtë godinën ta mobiloj me interier më modern si dhe të rrethojë varezat që gjinden Brenda në qytetin e Dibrës.
 
Objekti katër katësh i gjimnazit do të jetë një nga më modernet ku janë ndertuar 5 mijë e 200 metër katror sipërfaqe, por i njejti do të mobilohet tërësisht. Falë investimit capital nga agjensioni Tika godina e gjimnazit mendohet që do të jete më e mira në Maqedoni, nënvizon kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata.
 
Me motivin që të ruhet kujtimi ndaj familjarëve tanë kryetari i komunës deklaroi për teleshikuesit se kemi lobuar që mbetemi të përkushtuar në mirëmbajtjen e varrezave dhe përmes këtij projekti parashihet të vendosen 1 mije metra murr rrethues, si dhe  mbjellja e fidaneve.
 
Me mjaft sukses dhe përpikmëri punimet e të dy proekteve është duke i realizuar ndërmarja “Star-M-Inxhinering”, me pronar Mazllum Hasan.
 
ATLI DEMA