Futboll
Shkëndija fantastike, fiton edhe Shkupi, humb Renova
27.09.2015 17:43
Janë zhvilluar sot ndeshjet e xhiros së tetë në kudër të Ligës së Parë futbollistike në vendin tonë...

Dhe, sërish nuk ndodhi asgjë e re. Shkëndija, e bartur nga I shkëlqyeshmi Ferhan Hasani dhe dy golat e ri të tij, regjistroi fitore të re, gjithsej të gjashtën në seri, me ç`rast vazhdon me plotë meritë të mbaj kreun e tabelës.
Ekipi tjetër shqiptar, Shkupi, iu kthye fitoreve, duke mposhtur në cilësinë e mysafirit Mlladostin, ndërsa dështoi Renova, duke humbur nga fenerxhiu Metalurgu, që e regjistori fitoren e parë sezonale.
Shkëndija, në cilësinë e nikoqirit, por në Çair të Shkupit, korri edhe fitoren e gjashtë rresht, tani duke e mundur Sileksin, me rezultatin 3-1. Besart Ibraimi, me një super gol në pjesën e parë, solli epërsinë për vendasit, por, mysafirët befasuan, duke barazuar shifrat përmes Nedeljkoviçit. Me fillim e pjesës së dytë, nisi edhe shou I ri nga futbollisti më I mirë në kampionatin tonë, Ferhan Hasani, I cili regjistroi një dy golësh të ri, për tu ngjitur në kuotën e gjithsej 12 realizimeve dhe për ti`a sjellur fitoren e re ekipit të tij, që luajti edhe pa një futbollist në fushë, që nga minuta e 56-të, kur me karton të kuq u ndëshkua Cuculi.
Nga ana tjetër, Shkupi I është kthyer fitoreve, pas një pauze prej katër ndeshjesh. Pas tre barazimeve dhe humbjes të parë dhe të vetme të përjetuar deri më tani, javën e kaluar nga Sileksi, futbollistët e Zekirija Ramadani, korrën fitore shumë të rëndësishme, si mysafir të Mlladost CD në Ohër. Ermedin Ademi në fillim të pjesës së parë dhe Husein Demiri në fillim të pjesës së dytë, ishin golashënuesit në këtë triumf me shumë peshë për ekipin shkupjan.
Për dallim nga Shkëndija dhe Shkupi, Renova, pas rezultateve të shkëlqyeshme kundër Rabotniçkit dhe Vardarit, kësaj rradhe dështoi totalisht, duke humbur nga fenerxhiu, Metalurgu. Të përzgjedhurit e Qatip Osmanit, kundërshtarit ia mundësuan fitoren e parë këtë vit, e cila erdhi përmes golit të Danoskit.
Ndërkohë, në derbin e xhiros, Vardari, me një gol të Goran Popovit, në minutën e fundit të ndeshjes në derbin ndaj Rabotniçkit, regjistroi tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull. Paraprakisht, Bazhe Ilijoski kishte sjellur në avantazh romantikët, ndërsa për Vardarin kishte barazuar Filip Ivanovski.
Në takimin e fundit të zhvilluar sot, Bregallnica, me 3-0 mposhti Turnovën.
Sa I përket rënditjes tabelare, pas tetë xhirove të para, vazhdon të prijë Shkëndija, me 21 pikë të tubuara, një më shumë se Vardari në pozitën e dytë. Shkupi, në vendin e pestë, tani është në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Renova, mbetet e parafundit, me vetëm pesë pikë. / MUSTAFA ADEMI
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e tetë
Shkëndija – Sileksi 3:1
Mlladost CD – Shkupi 0:2
Metalurgu – Renova 1:0
Vardari – Rabotniçki 2:1
Bregallnica – Horizont T. 3:0
-----------------------------------
Renditja:
1. Shkëndija 21
2. Vardari 20
3. Sileksi 13
4. Mlladost CD 12
5. Shkupi 11
6. Bregallnica 9
7. Rabotniçki 8
8. Turnova 6
9. Renova 5
10. Metalurgu 5
