Botë

Hollande: Kemi shkatërruar një kamp trajnimi të IS-it

27.09.2015 18:32

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se gjashtë avionë francezë kanë goditur një kamp trajnimi të militantëve të Shtetit Islamik në Siri...

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se gjashtë avionë francezë kanë goditur një kamp trajnimi të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, duke shkatërruar objektivat e tyre.
 
“Franca ka goditur këtë mëngjes një kamp trajnimi të Shtetit Islamik në Siri, i cili ka kërcënuar sigurinë e vendit tonë”, u ka thënë Hollande gazetarëve në Kombet e Bashkuara.
 
Kampi i militantëve ka qenë pranë provincës Deir al-Zor.
 
Hollande ka paralajmëruar sulme të tjera në javët e ardhshme.
 
Këto janë sulmet e para ajrore të Francës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
 
Avionët francezë kanë kryer më parë sulme ajrore vetëm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak./evropaelire