Maqedoni
Ahmeti: Nuk bëj politikë emocionale dhe folklorike
27.09.2015 13:14
Pas megaskandalit të përgjimeve, dëgjoheshin zëra se BDI duhet të braktisë qeverinë...
Por lideri i BDI-së Ali Ahmeti thotë se nuk e ka bërë këtë, pasi nuk ka dashur të zhgënjejë besimin e shqiptarëve. Kreu I integrisëtve thotë se nuk bën politikë as emocionale e as folklorike, dhe se punët I kryen me përgjegjësi.
BDI me ndihmën e ndërkombëtarëve arriti të imponoj dialogun që çoi deri te marrveshja e 2 qershorit, për zgjidhjen e krizës politike në vend, deklaron lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ai thotë se kjo marrëveshje është në interest ë të gjitha palëve.
“Nuk bëra kualicion që partneri im të më përgjojë mua dhe partitë e tjera por ja që doli në sipërfaqe ky megaskandal vërtetë I madh që e zhyti vendin në krizë të thellë politike. Ne u përpoqëm të jemi konstruktivë dhe të dobishëm për interest e qytetarëve dhe shqiptarëve, thanë që gjoja braktiset qeveria braktisen institucionet. Unë nuk doja të zhgënjej besimin e shqiptarëve. Unë dua që punët ti bëj me përgjegjësi, nuk bëj politikë emocionale dhe folklorike. Ne me ndërkombëtarët kemi imponuar dialog, ne kemi imponuar që partitë politike të ulen në një vend dhe të gjendet një zgjidhje . Për këtë project sigurisht që fituam edhe simpatinë dhe përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar. Arritëm që vizionin tonë, platformën tonë ta vendosim përpara autoriteteve të Brukselit dhe të gjejmë përkrahjen e tyre deri në menaxhim dhe realizim të marrëveshjes së 2 qershorit. Ajo është një marrëveshje e dobishme për të githa palët, si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit” deklaron Ahmeti
Lideri I BDI-së Ali Ahmeti vlerëson se shqiptarëve nuk u nevoiten më shum se dy parti politike pasi përçahet vota dhe dobësohet pozita e shqiptarëve brenda dha jashtë vendit. Është e dëmshme të përcahet vota shqiptare pasi ajo duhet të materializohet në mandate vlerëson lideri I BDI-së.
“Le të gjykojë opinion, le të gjykojë populli. A na duhet dhjetra parti. Është e dëmshme kur bëhet coptimi I elektoratit. Kur shkojnë kot mijra vota. Votat duhet të materializohen në mandate. Ne ende kemi nevojë për madnate më të fortë. Mandate më I fortë I bën shiptarët më të rëndësishëm si në vend ashtu edhe në politikat ndërkombëtare”, ka theksuar Ahmeti.
Sa I përket kontestit me emrin dhe proceseve europintegruese, Ahmeti tah se ka zhvilliar disa vizita jashtë vendit, si në SHBA ashtu edhe në vendet e BE-së, por kriza në vendet e lindjes, si në Irak, Siri dhe Ukrainë, spostuan nga axhenda cështjen e emrit që për politikën ndërkombëtare ishte minore në krahasim me konfliktet e lartëpërmendura.
FLUTURA LATIFI
