Maqedoni

Moti do të jetë me vranësira dhe periudha të shkurta diellore

28.09.2015 09:11

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurta diellore...

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtim verior dhe veriperëndimor.
 
Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 9 deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri 24 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
 
Në ditët në vijim në Maqedoni do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore, por do të jetë relativisht i ftohtë për këtë periudhë të vitit.
Deri të mërkurën pritet të fryjë erë mesatare veriore dhe erë veriperëndimore.
 
Nga e enjtja era do të ndryshojë drejtim nga juglindja, ndërsa temperatura e ajrit do të ketë tendencë të rritjes graduale. Nga e mërkura nga fundi i ditës do të ketë kushte edhe për reshje të shkurta të shiut.