Maqedoni

Ditë të hapura në Kadastrën e Shkupit

28.09.2015 09:28

Agjencia për kadastër të patundshmërive prej sot deri të premten, në Qendrën për kadastër të patundshmërive - Shkup...

Agjencia për kadastër të patundshmërive prej sot deri të premten, në Qendrën për kadastër të patundshmërive - Shkup, organizon ditë të hapura për banorët e Komunës Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj.
 
Qytetarët, të cilët paraprakisht kanë caktuar termin me ekipet e Kadastrës, prej orës 9 deri në orën 17 do të mund të drejtohen për informacione ose zgjidhje të problemeve.
 
Nga ky vit së bashku me ekipe profesioniste të kadastrës do të jenë edhe ekipet e Drejtorisë për çështje pronësore-juridike, me qëllim që qytetarët të munden menjëherë ta zgjidhin problemin ose ta marrin informacionin e nevojshëm.