Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa

28.09.2015 09:39

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa...

Siç njofton LAMM, për shkak të zbatimit të rrugëve në ura dhe asflatimit të aksit rrugor Veles - Shkup, nga unaza e Shtipit drejt tunelit të Katllanovës, komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, me ç'rast është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./mia