Maqedoni

Tryezë e rrumbullaktë për rolin e Këshillit gjyqësor

28.09.2015 10:03

Gjykatës dhe përfaqësues nga gjyqësia sot do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët...

Gjykatës dhe përfaqësues nga gjyqësia sot do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët "Roli i Këshillit gjyqësor dhe gjykatat më të larta në mbrojtjen e gjykatësve nga përzierja në pavarësinë e tyre".
 
Është paraparë në tryezën e rrumbullakët të mbajnë fjalim Branko Ushkovski, kryetar i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Lidija Nedellkova, kryetare e Gjykatës Supreme si dhe ministri i Drejtësisë Adnan Jashari.
 
Tryeza e rrumbullakët do të mbahet në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë "Pavel Shatev" në organizim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë./mia