Botë
Putin: Shtetet e bashkuara mbrojnë rebelët
28.09.2015 10:44
Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuata të Amerikës për forcat rebele në Siri të paligjshme dhe joefektive dhe tha se Rusia...

Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuata të Amerikës për forcat rebele në Siri të paligjshme dhe joefektive dhe tha se Rusia, në ndryshim nga SHBA-ja, mbështet vetëm “strukturat ligjore qeveritare.
”Gjatë kësaj bisede të regjistruar para takimit me presidentin amerikan Barack Obama, Putin tha Presidenti sirian Bashar al-Assad meriton mbështetjen ndërkombëtare pasi ai ka luftuar organizatat terroriste.
Obama dhe Putin do të takohen sot, edhe pse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlini nuk ishin dakord mbi atë që dy udhëheqësit do të diskutojnë.
Rusia ka rritur përfshirjen e saj ushtarake në Siri në javët e fundit, teksa zyrtarët amerikanë akuzojnë Moskën se ka derguar avionë luftarake, tanke dhe pajisje të tjera për të ndihmuar ushtrinë siriane.
Në këtë rast kemi të bëjmë me kërkesën e qeverisë siriane për mbështetje ushtarake dhe teknike, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë përmes kontratave absolutisht ligjore ndërkombëtare,” tha Putin.
Ai tha se Rusia është duke punuar për krijimin e koordinimit ndërmjet vendeve dhe forcave politike të interesuara në zgjidhjen e konfliktit në Siri.
Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë rënë në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë dhe shkak ishte përfshirja e rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainës dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia.
