Maqedoni

Në "Alo doktor" deri tani 54.163 thirrje telefonike

28.09.2015 11:20

Në linjën telefonike 02/151 23 për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kluar janë registruar 1.270 thirrje...

Nga vendosja e lijnës telefonike në shtator të vitit të kaluar e deri tani ka pasur 54.163 persona që e kanë përdorur këtë linjë, njoftoi Shtëpia Shëndetësore Shkup.
 
Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo simptomave të çrregullimit së shëndetit.
 
Njëzetë e pesë mjekë janë në dispozicion për këshilla mjekësore, ndërsa thirrjet janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
 
Thirrjet janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, më shpesh kanë të bëjnë me simptoma kardiovaskulare dhe respiratore, dhimbje koke, rritje të temperaturës trupore,  virozë stomaku dhe simptoma të dhimbjes.
 
Të gjithë personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillave mjekore dhe terapisë adekuate simptomatologjike./mia