Botë
Rohani e quan qesharake përpjekjen e republikanëve për marrëveshjen bërthamore
28.09.2015 12:46
Kandidatët të cilët po garojnë për president të Shteteve të Bashkuara dhe kanë sulmuar marrëveshjen me Iranin, për armët bërthamore...

Kandidatët të cilët po garojnë për president të Shteteve të Bashkuara dhe kanë sulmuar marrëveshjen me Iranin, për armët bërthamore, vështirë se e dinë ku është Irani në hartë apo e dinë se Teherani është kryeqyteti, ka thënë presidenti i Iranit Hassan Rouhani, në një intervistë me Christiane Amanpour, për CNN.
“Ajo çfarë flasin ata është shumë larg së vërtetës. Pra njerëzit në Iran e shohin këtë vetëm si argëtim, madje edhe qesharake.”
Kongresi amerikan ka dështuar ta bllokojë marrëveshjen mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për programin bërthamorë.
Si rezultat i kësaj Iranit i janë hequr shumica e sanksioneve, të vendosura më herët./evropaelire
