Maqedoni
2.515 migrantëve u janë dhënë kërkesa për azil në 24 orët e fundit
28.09.2015 13:02
Gjithsej 2.515 migrantë kanë marrë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil...

Prej tyre 1.554 janë të gjinisë mashkullore, 346 të gjinisë femërore, 370 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 245 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt janë shtetasit nga Siria - 1.730, pas çka vijojn Afganistani - 94 dhe Iraku - 289.
Deri tani u janë dhënë vërtetime 102.753 shtetasve të huaj, prej të cilëve 68.085 janë të gjinisë mashkullore, 13.888 të gjinisë femërore, 17.336 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 3.444 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Siç njofoti Ministria e Punëve të Brendëshme, në 24 orët e fundit në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës për azil,
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot në Sektorin për azil janë parashtruar 50 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht. Me ç'rast 37 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Afganistanit, prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroku, Algjeria dhe Iraku (një prej kërkesave është për fëmijë) dhe një kërkesë nga shtetas i Egjiptit.
Në qendrën për pranim për azilkërkues të dielën janë regjistruar gjashtë persona të gjithë burra, ndrësa dy minorenë pa shoqërim dhe një burrë janë vendosur në vend tjetër për akomodim të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Gjatë fundjavës nga ana e ekipve mobile të Kryqit të Kuq është dhënë ndihma e parë 2.184 personave, ndërsa janë distribuar edhe ujë, paketa me ushqim dhe mjete higjienike./mia
