Botë
Aksion policor në BeH për keqpërdorime me subvencione bujqësore
28.09.2015 13:27
Në disa qytete të Bosnjë e Hercegovinës në vijim është aksion i madh policor i Policisë Federale (FUP) me prokurorinë kompetente...

Në disa qytete të Bosnjë e Hercegovinës në vijim është aksion i madh policor i Policisë Federale (FUP) me prokurorinë kompetente, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe disa funksionarë të lartë, njofton "Klih.ba".
Sipas portalit të Sarajevës, të arrestuarit lidhen me keqpërdorime rreth pagesës së subvencioneve bujqësore.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një nëpunës në Kuvend në kantonin e Tuzllës, Mersed Sherifoviq dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Komunikacionit, Edin Ajanoviq, kumtuan autoritetet e kantonit.
Në operacion është bërë bastisje në shtëpinë e ish-ministrit, Jerko Ivanovi-Lianoviq në Bregun e Gjerë, i cili është arrestuar në stacion policor.
Pjesëtarët e Agjencisë shtetërore për hetim dhe mbrojtje (SIPA) në shtator të vitit të kaluar, gjithashtu në Bregun e Gjerë bënë bastisje në disa objekte të familjes Lianoviq dhe i arrestuan Jerkon dhe vëllain e tij Mlladen në kuadër të operacionit "Brend" dhe "Meso". Vëllezërit Lijanoviq dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt dyshohen për më shumë vepra penale, me të cilat shteti është dëmtuar me mbi 5,5 milionë euro.
Aksionin e sotëm për arrestim e zbatojnë organet e kantoneve të pushtetit në bashkëpunim me Drejtorinë federale policore./mia
