Botë
Gjashtë persona janë lënduar, pasi një shofer ka hapur zjarr ndaj këmbësorve në qytetinn turk Eskishehir
28.09.2015 14:02
Gjashtë persona u lënduan, pasi një shofer i zemëruar hapi zjarr drejt këmbësorëve në qytetin Eskisheir, në Turqinë Perëndimore...

Gjashtë persona u lënduan, pasi një shofer i zemëruar hapi zjarr drejt këmbësorëve në qytetin Eskisheir, në Turqinë Perëndimore, njoftoi edicioni elektronik i gazetës turke "Milet".
Shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet, mbrëmë ka hyrë në grindje me dy këmbësorë, të cilët kanë dashur ta kalojnë rrugën.
Gjatë rritjes së konfliktit shoferi ka nxjerrë nga bagazhi pushkën dhe ka filluar të gjuajë.
Në sulm janë lënduar dy këmbësorë edhe katër persona, të cilët kanë qenë në rrethinën e incidentit.
Gjashtë të lënduar janë hospitalizuar.
Policia filloi operacionin për gjetjen e sulmuesit, i cili ka ikur./mia
