Maqedoni
LR në PDSh regjistrohet në Gjykatën Themelore të Tetovës
28.09.2015 14:45
Lëvizja për Reforma-PDSH arriti të regjistrohet në Gjykatën Themelore të Tetovës dhe pret kalimin e afatit ligjor për t’u regjistruar edhe në regjistrin e vetëm të partive politike...

Në pres-konferencën e sotme, nga kjo lëvizje thanë se shumë shpejt para qytetarëve do ta paraqesin platformën e tyre, por kanë potencuar se do të vazhdojnë të ndjekin rrugën e kryetarit të ndjerë të PDSH-së, Arben Xhaferit, dhe do të pasurojnë skenën politike në Maqedoni me fytyra të reja të PDSh-së.
“Falënderojmë qytetarët për nënshkrimet e grumbulluara, si dhe departamentin juridik të lëvizjes për punën e tyre të përkushtuar. Njëkohësisht gjejmë rastin të falënderojmë gjithë mediumet për mbështetjen që na japin. Rruga e Lëvizjes tashmë është e njohur, ideologjia e kryetarit tonë të ndjerë, Arbën Xhaferit, si dhe reformimi rrënjësor, duke u munduar të pasurojmë skenën politike me figura të reja të PDSh-së, që do të jenë bartës të mëtejshëm të proceseve politike të shqiptarëve në Maqedoni”- thonë nga LR në PDSH.
