Botë

Shpërthen motoskafi, plagoset gruaja e presidentit të Maldiveve

28.09.2015 14:51

Presidenti i Maldiveve, Abdulla Yamen, është shëndoshë e mirë, por gruaja e tij dhe dy ndihmësit e tij janë plagosur...

Presidenti i Maldiveve, Abdulla Yamen, është shëndoshë e mirë, por gruaja e tij dhe dy ndihmësit e tij janë plagosur gjatë një shpërthimi të ndodhur në bordin e motoskafit të tyre.
 
Incidenti ndodhi në Malei, në kryeqytetin e arkipelagut, në oqeanin Indian.
 
Ende nuk bëhen me dije detajet, por shpërthimi ndodhi në kohën që presidenti po kthehej në Maldive, pas pjesëmarrjes në pelegrinazhin e Haxhit.
 
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shpërthim me eksploziv apo  për një defekt në motorin e mjetit lundrues.
 
Presidenti ndodhet në spital për t’iu gjendur pranë gruas së tij, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
 
Një prej ndihmësve të plagosur ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dëmtime serioze. 
 
Yameen është një figurë kontroversiale si brenda dhe jashtë vendit. Ardhja e tij në pushtet gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 pati shumë kontestime.
 
Kundërshtari i tij në zgjedhje, Mohamed Nashed, u burgos me akuza për terrorizëm, gjë që shkaktoi reagime të shumta nga ana e opinionit botëror.