Maqedoni
Paraburgim për shkupjanin i cili me automjet e ka goditur çiklistin i cili iu nënshtrua lëndimeve
28.09.2015 15:35
SPB-Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër E.T. (20) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e bërë penale...

SPB-Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër E.T. (20) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e bërë penale "vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion", ndërsa nga ana e gjykatësit në procedurën paraprake i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Siç kumtoi sot MPB-ja, më 25 të këtij muaji rreth orës 14:00 në Shkup në udhëkryqin nga bul. "Partizanski Odredi" dhe rr. "Frenklin Ruzvelt" ka ndodhur një aksident trafiku midis automjetit "Audi A4" me targa të Shkupit i drejtuar nga i denoncuari dhe biçikletës "sprint" i drejtuar nga Ninosllav S. (65) nga Shkupi dhe autobus.
Në këtë aksident, sqarohet, se lëndime të rënda trupore ka marrë çiklisti i cili me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente-Shkup, ku rreth orës 18:30 iu nënshtrua lëndimeve./mia
