Maqedoni
BFI shpërndan mish kurbani në Medresenë “Isa Beu”
28.09.2015 17:48
BFI prej ditës së parë të Kurban Bajramit nëpër të gjithë myftinitë e veta bën ndarjen e mishit të grumbulluar të kurbanit, thotë drejtori i Medresesë “Isa Beu”...

BFI sot u ndau mish kurbani konviktit të Medresesë së “Isa Beut” në fshatin Kondovë dhe mbi 1500 familjeve skamnore në Komunën e Sarajit dhe më gjerë.
“Në këtë rast unë do të kisha potencuar për të gjithë ata që ua dhuruan kurbanin e tyre Medresesë “Isa Beu”, respektivisht mirëmbajtjes së konvikteve të kësaj shkolle për shkollimin dhe arsimimin e bijve dhe bijave tona këtu në vendin tonë dhe më gjerë, do t’i kisha falënderuar të gjithë popullatën myslimane dhe qendrat islame që veprojnë dhe jetojnë në diasporë për kurbanin e tyre që u përcaktuan tua dhurojnë Medresesë “Isa Beu”. Simbolika e therjes së kurbanit është vetëm si simbolikë që tregon gatishmërinë e personit që për interesat e përgjithshme njerëzore humane të ndërtojë një humanizëm në vetë personin a në anën tjetër vetë veprën ta bëjë humane”- deklaroi drejtori në Medresenë “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi.
BFI edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë të bëjë shpërndarjen e mishit të kurbanit njerëzve në nevojë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
