Maqedoni

Kuvend, rendi ditës përplas LSDM-në dhe VMRO-në

28.09.2015 18:04

Sherri midis opozitës dhe opozitës ka plasur që në fillimin e seancës së 67-të në kuvend...

LSDM-ja opozitare është ankuar për zhvendosjen në fund të pikave të rendit midis të cilave është edhe propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mësimdhënës në shkolla fillore dhe të mesme, propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale, propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për buxhet, si dhe informacioni për shpërnguljen e të rinjve.
 
Nuk e kemi të qartë se pse VMRO-DPMNE po u ikë këtyre temave, tha Goran Sugareski, deputet nga LSDM.
 
“Duhet të dalin publikisht të tregojnë se pse janë kundër heqjes së testimit ekstern, le të tregojnë qëndrimin para qytetarëve, të tregojnë se pse nuk duan të rritet paga minimale. Pse ikin nga përgjigjja, se çdo 6 muaj do të duhet të publikohen raporte ku qytetarët do të shohin qartazi se si ata i harxhojnë paratë e tyre. Dhe nuk e di se për çfarë arsye krejt për fund është lënë problemi më shqetësues, e ajo është shpërngulja. Kjo është DPMNE që nuk do të flasë për këto tema”- tha Goran Sugareski nga LSDM.
 
Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në duke shtuar se është LSDM-ja ajo që ikë nga debatet për problemet thelbësore.
 
“Ne i presim në kuvend një vit e gjysmë për debat, ata rrinin në shtëpi dhe kënaqeshin duke shikuar televizion. Ja ky është argument se kush ikë nga debati. Pikat nuk janë të tërhequra nga rendi i ditës, ato vetëm janë zhvendosur në pikat e fundit. Ku është frika? Se ndonjë ditë tjetër nuk do të ketë media dhe nuk do të ketë kush t’i përcjellë pikat e rendit të ditës?”- theksoi Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
Në seancën e sotme të Kuvendit Republikan ndodhen 100 pika në rend dite.
 
NAIM RAMADANI