Maqedoni

Mot me vranësira me periudha me diell

29.09.2015 09:02

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurta me diell, në pjesët veriore me kushte për shi të dobët...

Do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar me drejtim verior dhe veriperëndimor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 21 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore dhe me erë veriore mesatare e cila kohë pas kohe do të përforcohet.
 
Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
 
Deri të mërkurën do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe relativisht i freskët.
 
Do të fryjë edhe erë e dobët deri në mesatare veriore.
 
Pastaj moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa temperaturat e ditës dalëngadalë do të rriten./mia