Maqedoni
Konferencë për ndikimin e materialeve ndërtimore mbi cilësinë e ndërtimit
29.09.2015 10:33
"Ndikimi i materialeve ndërtimore mbi cilësinë e ndërtimit "është tema e konferencës që sot do të mbahet në Shkup...

Në konferencën e cila do të mbahet në kuadër të shënimit të 60-vjetorit të Fabrikës së çimentos - USJE, fjalime do të kenë ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë, Boris Hrisafov.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e dhjetë ekspertëve dhe përfaqësuesve të subjekteve shtetërore dhe private nga sfera e ndërtimtarisë, cilësisë së materialeve, sizmikës dhe të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Fakultetit Teknologjiko-metalurgjik në Shkup./mia
