Maqedoni

Nëse ngisni makinën me mbi 50km/h në zona të banuara, gjobë 400 euro

29.09.2015 11:35

Çdo shofer që vendos të ngasë makinën e tij me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë në zona të banuara...

Çdo shofer që vendos të ngasë makinën e tij me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë në zona të banuara, do të gjobitet deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht do t’i regjistrohen 65 pikë negative. Kjo parashikohet me ndryshimet  e reja në Ligjin për siguri në komunikacion të miratuar nga deputetët në Kuvendin Republikan.
 
Shoferi I pandërgjegjshëm që shkel këtë nen të ligjit, nuk do të shpëtojë vetëm me gjobë por atij do ti ndalohet të drejtojë automjetin  e tij prej 6 deri në 12 muaj.
 
Shoferi i cili në zona të banuara lëviz me shpejtësi prej 30 deri në 50 km/h mbi shpjetësinë e lejuar, do të gjobitet me 300 euro gjobë në kundërvlerë të denarit. Përveç dënimit, shoferit do t’i shqiptohet edhe ndalesë për drejtimin e automjetit prej tre deri në 12 muaj, nën kushte dhe mënyra të përcaktuara me Ligj.
 
Gjobë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht regjistrim të 25 pikëve negative për shoferin i cili në zona të banuara lëviz me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h më e madhe se shpejtësia e  lejuar.
 
Gjobë prej 10 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht 10 pikë negative është e paraparë për shoferin i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, dhe në zona të banuar lëviz me shpejtësi prej 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
 
Të gjitha këto ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacion vijnë pas aksidenteve të shtuara me pasoja tragjike të kohëve të fundit, kur ata që e kanë pësuar nga shoferët e pakujdesshëm, kanë qenë këmbësorët apo biçiklistët