Botë

Nju Jork, edhe Principata e Monakos përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

29.09.2015 12:07

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në New York është duke u angazhuar që të sigurojë...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në New York është duke u angazhuar që të sigurojë sa më shumë mbështetje për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, në veçanti në UNESCO.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se ka siguruar mbështetjen e Principatës së Monakos, e cila tha se nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

“Po ecim përpara hap pas hapi. Sapo mora informacionin që edhe Principata e Monakos nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar përkrah nesh në kërkesën që çështja e anëtarësisë sonë të shqyrtohet nga Bordi Ekzekutiv në tetor”- ka kumtuar Thaçi.