Botë
“Rizgjohet” vullkani Ubinas në Peru, lëshon hi vullkanik 4 mijë metra lart
29.09.2015 12:35
Vullkani Ubinas në Peru ka shpërthyer duke hedhur 4 mijë metra lart në ajër hirin vullkanik...

Shpërthimi zgjati vetëm 30 sekonda por u vërejt kilometra larg.
Vullkanologët e kanë cilësuar shpërthimin si “të fortë”. Marco Rivera, koordinatori i Observatorit të vullkaneve në Peru, thotë se brenda vullkanit është vërejtur edhe rritje e nxehtësisë.
“Kishte një shpërthim të fuqishëm emusionesh të gazta dhe hiri vullkanik. Ne po e ndjekim aktivitetin e vullkanit tanimë disa ditë por sot ai shpërtheu dhe hiri u ngrit 4 mijë metra lart. Ne gjithashtu kemi vërejtur një masë të nxehtë që rritet brenda vullkanit “, thotë Rivera.
Ky është shpërthimi I dytë I vullkanit Ubinas vetëm brenda pak ditëve. Të shtunën Ubinas shpërtheu hirin vullkanik 1 mijë metra lart.
Autoritetet kanë dhënë alarmin për rrezik nga hiri vullkanik për të gjitha komunitetet që jetojnë përeth vullkanit.
Vullkani Ubinas, konsiderohet vullkani më aktiv Peru.
Një shpërthim i gazeve toksike në vitin 2006 vrau bagëtitëe dhe u bë evakuimi i ngjashëm i banorëve.
Vullkani më pasu konsiderua si “i fjetur” për disa vite por është riaktivizuar sërisht në shtator të 2013.
Në 2014, autoritetet evakuuan rreth 4 mijë banorë në vende të sigurta, së bashku me bagëtitë e tyre, dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat përeth Ubinas.
Vullkani ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Arequipa, qyteti i dytë më i populluar në Peru.
