Maqedoni

Makina drejtohet me drita, edhe ditën edhe natën

29.09.2015 13:23

Në komunikacionin rrugor, ditën dhe natën, gjatë drejtimit të automjetit, shoferi është i obliguar t'i ndezë dritat për ndriçim të rrugës...

Kjo parashikohet në  Ligjin  për siguri në komunikacionin rrugor, që e miratoi Kuvendi në seancën e mbrëmshme.  

Ky obligim nuk vlen për karrocat dhe as për biçikletat kur ato drejtohen ditën, përveç se në kushte të dukshmërisë së zvogëluar.

Drejtuesit e automjeteve të cilët veprojnë në kundërshtim të kësaj do t'ju caktohet urdhëresë pagesore me gjobë në vlerë prej 15 euro ditën, ndërsa 35 euro natën në kundërvlerë të denarit në procedurë mandatuese, përkatësisht do t'i regjistrohen 15 pikë negative.

Sipas Ligjit biçikleta patjetër duhet të ketë dritë në ngjyrë të bardhë në anën e përparme, si dhe katadiopterë me ngjyrë të kuqe ose shirit reflektues në anën e pasme dhe nga një katadiopter me ngjyrë të kuqe ose të portokalltë në secilën anë. Çiklistit i cili vepron kundër kësaj dispozite do t'i caktohet urdhëresë pagesore prej 50 eurosh në kundërvlerë të denarit.

Pavarësisht dispozitave të nenit 86 të këtij ligji, obligimi për përdorimin e obligueshëm të dritave të ndezura nuk ka të bëjë me automjet që është ndalur ose parkuar në pjesë të ndriçuar të rrugës, ashtu që qartë mund të shihet nga largësia, automjeti që është ndalur ose parkuar në vende të caktuara të veçanta të rrugës ose jashtë saj në rrugë me qarkullim më të dobët të automjeteve dhe biçikletë, biçikletë me motor ndihmës, moped, motoçikletë, triçikletë, katërçikletë e lehtë dhe katërçikletë, kur janë të ndalur ose parkuar në vend të populluar, buzë rrugës.

Dritat për etiketim të automjetit motorrik, duhet të përdoren në kushtet sipas nenit 86 dhe në kushte të dukshmërisë së zvogëluar kur automjeti është ndalur ose parkuar në rrugë. Dritat për etiketim të automjetit motorik, patjetër duhet të ndizen gjatë kohës që janë të ndezura cilatdo drita për ndriçim në rrugë ose dritat e veçanta për mjegull. 

Drejtuesi i automjetit i cili nuk do t'i respektojë këto dispozita do t'i jepet urdhëresë pagesore me gjobë prej 35 eurosh në kundërvlerë të denarit, përkatësisht do t'i regjistrohen 20 pikë negative.

Në mjegull, shoferi i automjetit motorik, patjetër duhet t'i ndezë dritat për ndriçim të rrugës ose dritat për mjegull ose të dy dritat njëkohësisht. 

Dritat për mjegull mund të përdoren vetëm në kushte të mjegullës ose në rast të dukshmërisë së zvogëluar. Dritat për mjegull që gjenden në anën e përparme të automjetit patjetër duhet të jenë në ngjyrë të bardhë ose të verdhë, ndërsa në anën e pasme me gjyrë të kuqe.

Udhëresa pagesore mandatore me gjobë në vlerë prej 35 eurosh në kundërvlerë të denarit në procedurë mandatore do t'i jepet, përkatësisht do t'i regjistrohen 20 pikë negative në pajtim me dispozitat e këtij ligji, drejtuesit të automjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e qëndrimeve (1), (2) dhe (3) të këtij neni. /MIA