Ekonomi

Neziri: Transportuesit deri tani nuk kanë denoncuar dëme

29.09.2015 14:06

Transportuesit vendorë deri më tani nuk kanë denoncuar se kanë pësuar dëme nga bllokada e kufirit Kroaci-Serbi, deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri...

Ministria e Ekonomisë e përcjell me kujdes situatën dhe do të ndërmarrë hapa të nevojshëm nëse Kroacia vendos tërësisht ta mbyllë kufirin e saj, thotë Neziri, duke shtuar se gjithsesi nuk mendon se do të ketë mbyllje të tërësishme të kufirit. 
 
"Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe shpresoj se BE-ja nuk do të lejojë mbyllje hermetike të kufirit. Si shtet dhe si ministri, në mënyrë aktive i përcjellim të gjitha hapat dhe jemi të gatshëm për çfarëdo qoftë skenari që do të dalë nëse mbyllet ai kufi. E përcjellim çdo aktivitet dhe do të jemi këtu për çfarëdo skenari që do të mund të ndodhë, por mendoj se mbyllje hermetike të kufirit nuk do të ketë"- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
 
Sipas ministrit Neziri, nëse shteti i cili është anëtar i BE-së e mbyll kufirin, ka edhe fonde evropiane të cilat do të kontribuojnë që dëmet të mbulohen.
 
REJHANE BUSHI-METAJ