Maqedoni

Kompania e çimentos USJE shënon 60 vjetorin, Neziri: Përkrahim USJE-n për realizimin e projekteve

29.09.2015 14:24

Kompania e çimentos USJE shënoi 60 vjetorin e themelimit të saj...

Drejtori i Kompanisë USJE, Boris Hrisafov, theksoi se vazhdimisht ka investime të mëdha të fondeve me qëllim të sigurimit të cilësisë së lartë të produkteve të saj.
 
“Qëllimi i kësaj konference që e organizojmë në rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të kompanisë USJE është që të iniciojmë një dialog midis sektorit të biznesit, institucioneve të shtetit dhe opinionit publik për cilësinë e materialeve ndërtimore që shfrytëzohen në Maqedoni. Të gjithë pjesëmarrësit në sektorin e ndërtimtarisë e dinë dhe besojnë se cilësia e materialeve ndërtimore është bazike për sigurinë e një ndërtimi. Ky është qëllimi kryesor strategjik për të cilin kemi mbështetjen e plotë të grupacionit “Titan”, përmes të cilit ne kemi përvojë dhe trende të fundit të industrisë globale”- deklaroi drejtori i Kompanisë USJE, Boris Hrisafov.
 
“Kompania USJE është një ndër kompanitë më të mëdha të cilat participojnë në segmentin e industrisë ndërtimore, ndërsa industria ndërtimore është një ndër segmentet kyçe për zhvillimin ekonomik në vend, duke participuar me 0.6 % në bruto prodhimin vendor. Gjithashtu dua të potencoj se kjo kompani është një ndër kompanitë më të mëdha ndër 10 kompani që ekzistojnë në Maqedoni”- tha ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
 
Ndërsa ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, theksoi se si ministria gjithashtu dhe qeveria do përkrahin kompaninë USJE për realizimin e projekteve zhvillimore për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e industrisë ndërtimore në vend.
 
Rreth 180 kompani ekzistojnë që funksionojnë dhe japin kontribut në këtë drejtim dhe diku rreth 3600 familje ushqehen ose janë të punësuar në këtë degë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ