Maqedoni
Kadastra: Legalizimi i objekteve deri në fund të 2015-tës
29.09.2015 14:40
Deri në fund të këtij viti përfundon edhe afati për legalizimin e shtëpive të banimit dhe objekteve infrastrukturore...

Përfaqësuesit e Agjencisë për Kadastër u apelojnë qytetarëve t’i dorëzojnë kërkesat e tyre sa më shpejtë.
“Afati i fundit për legalizimin e objekteve të banimit dhe objekteve infrastrukturore është deri më datën 31 dhjetor 2015. Deri atëherë është afati ku të gjithë qytetarët do të mund t’i dorëzojnë kërkesat e tyre për legalizimin e objekteve të tyre. Andaj unë u apeloj qytetarëve të kryejnë këtë obligim sa më shpejt”- tha drejtori i Kadastrës, Sllavço Trpeski.
Apeli i drejtuesve të Kadastrës u bë në kuadër të Ditëve të Hapura të Kadastrës që mbahen për të tetin vit me radhë.
Këtë javë në kuadër të ditëve te hapura qytetarët e më shumë lagjeve të Shkupit do të mund të informohen rreth çështjeve juridike-pronësore, si dhe të japin këshilla dhe vërejtje për punën e Kadastrës dhe Drejtorisë për Punë Pronësore Juridike.
Në këtë Agjenci gjithashtu vijon edhe digjitalizimi i dokumenteve dhe planeve kadastrale.
REXHEP QAMILI
