Teknologji

Nexus i ardhshëm i Google do të jetë shumë herë më i lirë

29.09.2015 14:55

Linja e ardhshme e Nexus të Google do të bëjë një kthesë në prezantimin e dy modeleve të reja...

Sipas Android Police, LG Nexus 5X do të ketë një çmim prej 379.99 dollarë.
 
Ky do të jetë çmimi për modelin 16 GB dhe pak më i lartë për atë 32 GB.
 
Kjo është një rënie drastike e çmimeve, krahasuar me Nexus 6, i cili u lançua me 649 dollarë.
 
Nexus 6P i Huawei gjithashtu do të ketë një çmim shumë të ulët.
 
Android Police thotë se shitja e tij do të nisë me 499.99 dollarë dhe do të varet nga mundësitë e dyqaneve./T.Ch