Maqedoni

Likovë, përurohen Çerdhja dhe Qendra Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara

29.09.2015 15:38

Në fshatin Orizare të Komunës së Likovës, sot për fëmijët e kësaj zone solemnisht janë përuruar dy objekte të rëndësishme...

Bëhet fjalë për Çerdhen për Fëmijë dhe për Qendrën Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara. 
 
“Ndjej kënaqësi që sot gjendem në komunën tuaj. Falë bashkëpunimit të sinqertë me kryetarin e komunës suaj, Likova prej sot do të ketë një Çerdhe dhe Qendër bashkëkohore ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara. Shpresoj se në këtë mënyrë po i plotësojmë kërkesat dhe nevojat tuaja për kryerjen e obligimeve tuaja të përditshme, kurse nga ana tjetër e dini se fëmijët tuaj janë në vend të sigurt. Njëkohësisht dua të theksoj se këto dy institucione ofrojnë cilësi të lartë dhe personel të profesionalizuar, të cilët do të përkujdesen për fëmijët tuaj” – tha ministri i MPPS-së, Dime Spasov. 
 
Objektet në fjalë kanë kushtuar 37 milionë denarë dhe janë të siguruara nga buxheti i Qeverisë së Maqedonisë, ndërkaq vlen të theksohet se Adem Abdullahu, pronar i restorantit “Market Princ”, ka siguruar inventarin për këtë qendër në vlerë prej 20 mijë eurosh. 
 
NEXHAT AQIFI