Futboll

Champions League, Roma me mungesa, Barça pa Mesin

29.09.2015 16:29

Me vetëm 16 futbolliste te grumbulluar per shkak te dëmtimeve, Roma ka një mision te vështire sonte ne mbrëmje kundër Bate Borisov...

Me vetëm 16 futbolliste te grumbulluar per shkak te dëmtimeve, Roma ka një mision te vështire sonte ne mbrëmje kundër Bate Borisov, ne përpjekje per te arritur nje rezultat pozitiv ne javën e dyte te fazës ne grupe te Uefa Champions League.

Pavarisht mungesave si Xheko, Keita, Toti, Rudiger, Jago, Falque dhe te përhershmit Strotman, skuadra e Rudi Garcia kërkon te hedhe pikërisht nga Bjellorusia, bazat e kualifikimit per ne fazën tjetër. Ne sfidën tjeter te Grupit E, Barcelona luan kundër Bayer Leverkusen dhe ndeshjen e pare pa Lionel Mesin te dëmtuar.

Nje humbje e madhe për katalanasit, trajneri i te cilëve Luis Enrike ka deklaruar se do te jete shume e vështire te zëvendësohet futbollisti argjentinas.

Mungesa e Mesit detyron Luis Enriken te shpalos ne fushe nje vendosje te ndryshme taktike kjo dhe per shkak se Leverkusen është nje ekip shume i forte dhe mbi te gjitha mbrohet mire.

Nje tjetër sfide ne qendër te vëmendjes eshte ajo mes Portos dhe Chelsit me Hoze Murinjo qe kthehet te ish-skuadra ku arriti titujt e pare europiane.

Tekniku ka edhe një çështje te pazgjidhur qe nga koha e realit me portierin Iker Kasijas tashme te Porto.

Per trajnerin portugez, Chelsea eshte favorit per te fituar grupin, por jo Champions League dhe duke pare rezultatet kontroverse vetëm ne shkurt mund te flitet për shanset ne turneun prestigjioz.

Ne takimin tjetër te Grupit G, Makabi Telaviv sfidon Dinamon e Kievit. Bajerni ka një ndeshje te lehte ne letër kundër Dinamo Zagrebit edhe pse kroatet vine pas nje fitore impresionuese ndaj Arsenalit. ne sfidën tjetër te Grupit F topçinjtë e Arsen Venger kërkojnë ne Londër piket e para ndaj Olimpiakos.

Dy sfidat e fundit jane ato te Grupit H; kryesuesit e Zenith presin ne Shen Peterburg belget e Gent ndërsa Lion përballet me Valencia. Takimet do te startojnë ne orën 20:45