Botë
Jemen, 150 të vdekur në një dasëm nga sulmi i forcave ajrore
29.09.2015 16:33
Numri i të vdekurve nga një sulm ajror në një dasëm në Jemen ka arritur në së paku 131, bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara...

Raketat raportohet se kanë goditur dy tenda në një fshat pranë portit Moka, ku një person i lidhur me rebelët Huthi ka festuar martesën e tij.
“Ky krim është një tragjedi e tmerrshme dhe pyes mbretin Salman se cilat janë qëllimet e kësaj strategjie, gjatë së cilës u godit një tendë dasme me plot gra dhe fëmijë. Numri i viktimave është rritur në 131”- tha një dëshmitar okular.
“Kjo ishte vetëm një dasmë me plot njerëz. E dëgjuam aeroplanin nga lart, i cili goditi këtë festë, ku dhe tre persona u vrarë. Më pas, goditja e dytë ra në mesin e pjesës së dasmës, ku ishin rreth 150 gra, dhe përfshiu gjithë shtëpinë”- theksoi dëshmitar okular
Koalicioni, i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka bombarduar caqet rebele për gjashtë muaj, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.
Kombet e Bashkuara kanë dënuar, siç kanë thënë, shpërfilljen e jetëve të njerëzve nga të gjitha palët.
Rreth 5,000 njerëz, përfshirë 2,355 civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore dhe luftimet në terren qysh më 26 mars, kur rebelët Huthi kanë detyruar presidentin e Jemenit të largohet nga vendi.
LEUNORA KALIQI
