Botë

Lavrov: Rusia dhe ShBA-të bashkë kundër IS-it

29.09.2015 16:36

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se presidenti rus dhe ai amerikan janë pajtuar që të kërkojnë...

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se presidenti rus dhe ai amerikan janë pajtuar që të kërkojnë mënyra për të luftuar grupin ekstremist të “Shtetit Islamik” gjatë takimit të së hënës në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
 
Lavrov ka thënë se bisedimet kanë qenë “shumë konstruktive” dhe se ato kanë prekur mundësitë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të bashkëpunojnë nga afër për Sirinë.
 
ShBA ka kritikuar Kremlinin për forcimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, me armatim të avancuar dhe personel ushtarak.
 
LEUNORA KALIQI