Botë

Ghani: Po rimarrim Kunduzin nga talibanët

29.09.2015 16:37

Forcat afgane kanë nisur një operacion për rimarrjen e qytetit Kunduz nga talibanët...

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se forcat e sigurisë kanë rikthyer disa ndërtesa qeveritare.
 
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë kryer sot një sulm ajror në Kunduz. Të hënën, talibanët kanë detyruar trupat afgane të tërhiqen nga Qeveria provinciale e Kunduzit.
 
Rënia e këtij qyteti është parë si një telash i madh për forcat afgane të sigurisë, të cilat kanë braktisur një shtab provincial për herë të parë në 14 vjet.
 
LEUNORA KALIQI