Botë

Poroshenko: Moska propozon koalicion antiterrorist, ndërsa e nxit terrorizmin

29.09.2015 20:26

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko sot në Nju-Jork e kritikoi Rusinë për shkak të idesë së saj për formim të koalicionit...

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko sot në Nju-Jork e kritikoi Rusinë për shkak të idesë së saj për formim të koalicionit të gjërë ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit.
 
"Ky është rrëfim i shkëlqyeshëm, por vështirë se mund t'i besohet. Si mundet Rusia të bëjë thirrje për formim të koalicionit antiterrorist, kur ajo nxit terrorizëm në pragun e saj", deklaroi Poroshenko, i cili në Nju-Jork merr pjesë në seancën vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.
 
Sipas Poroshenkos, Rusia nuk mund të flasë për paqe dhe legjitimitet, kur promovon politikë të "frikës, luftës dhe qeveri marionetë"./mia