Botë
Në sulmin ajror në dasmën në Jemen janë vrarë 131 persona
29.09.2015 21:02
Autoritetet jemenase sot kumtuan se në dy sulmet e djeshme ajrore të koalicionit ndërkombëtar arab, të kryesuar nga Arabia Saudite...

Autoritetet jemenase sot kumtuan se në dy sulmet e djeshme ajrore të koalicionit ndërkombëtar arab, të kryesuar nga Arabia Saudite ndaj pjesëmarrësve në një dasëm në Jemenin jugor, e kanë humbur jetën gjithsej 131 persona.
Sipas burimeve të njejta, të paktën 80 nga viktimat janë të gjinisë femërore.
Raketat raportohet se kanë goditur dy tenda në një fshat pranë portit Moka, ku një person i lidhur me kryengritësit Huthi, ka festuar martesën e tij
Koalicioni, i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka bombarduar caqet kryengritëse për gjashtë muaj, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.
Kombet e Bashkuara kanë dënuar, siç kanë thënë, shpërfilljen e jetëve të nejrëzve nga të gjitha palët.
Rreth 5,000 njerëz, përfshirë 2,355 civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore dhe luftimet në terren qysh më 26 mars, kur rebelët Huthi kanë detyruar preisdentin e Jemenit të largohet nga vendi./mia
