Maqedoni
Unaza e Shkupit e mbyllur për qarkullim deri të premten
30.09.2015 09:55
Unaza rreth Shkupit, nga unaza afër Hipodromit deri te unaza në Saraj edhe sot është e mbyllur për qarkullim për shkak të xhirimit të filmit "A fond" të shtëpisë franceze të produksionit "Çik films"...

Sipas paralajmërimit nga "Çik films" dhe "Produksioni Manifaktura" do të jetë e mbyllur deri të premten në periudhë prej orës 5 deri në orën 18.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./MIA
