Botë

SHBA, sanksione për të goditur financiarisht ISIS-in

30.09.2015 11:31

Shtetet e Bashkuara njoftuan përpjekjen e radhës për të parandaluar aksesin e Shtetit Islamik në sistemin financiar ndërkombëtar...

Të martën, Departamenti i Shtetit njoftoi vendosjen nën sanksione të 30 subjekteve, mes tyre udhëheqës politikë, figura financiare, mbështetës dhe grupe të lidhura me ISIS-in.
 
15 janë figura të njohura të organizatës terroriste, përfshi këtu ata të identifikuar si mbështetës dhe ndihmës të organizatës.
 
Departamenti i Shtetit identifikoi 10 individë dhe pesë grupe të militante të huaja, përfshirë këtu shtetas të francezë dhe britanikë mbi të cilët nga kjo e martë rëndojnë penalitetet e sanksioneve si mbështetës të terrorizmit.
 
“Departamenti i Thesarit mbetet i kujdesshëm në masat për të dobësuar forcën financiare të ISIS-it dhe për t’i mohuar këtij grupi terrorist aksesin në sistemin financiar ndërkombëtar”, deklaroi një zëdhënës amerikan.
 
Individët e vendosur nën sanksionet amerikane janë nga Britania, Franca, Rusia, Siria, Maroku, Arabia Saudite dhe Tunizia. 
 
Masa e njoftuar nga DASH i paraprin tryezës kundër terrorizmit të drejtuar nga presidenti Obama në OKB, ku merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./T.Ch