Botë

Hungaria i kërkon OKB-së të vendosen kuota globale për emigrantët

30.09.2015 12:51

Hungaria i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vendosin kuota globale për emigrantët, duke vlerësuar se është e padrejtë që Evropa të marrë shumicën e refugjatëve nga Siria...

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë se do ta bëjë sot propozimin zyrtar para Kombeve të Bashkuara.

“Sugjerojmë që të gjithë lojtarët e mëdhenj të bartin barrën. Duhet të prezantojmë disa kuota botërore”- ka thënë Szijjarto.

Ai ka shtuar se kuotat duhet t’iu ndahen posaçërisht vendeve që kanë kontribuuar në trazirat në Lindjen e Mesme, duke aluduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gati 300,000 emigrantë kanë kaluar këtë vit përmes Hungarisë, në rrugën e tyre drejt vendeve më të begata të BE-së.

Ndërsa Hungaria ka kundërshtuar kuotat e Komisionit Evropian për numrin e refugjatëve që secili vend i BE-së duhet të pranojë.