Botë
Kombet e Bashkuara, për herë të parë ngrihet flamuri palestinez
30.09.2015 13:17
Flamuri palestinez do të ngrihet sot për herë të parë në Kombet e Bashkuara....

Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbas, e ka përshkruar këtë si “një ditë emocionale dhe krenare”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar këtë muaj mocionin për ngritjen e flamurit palestinez dhe atij të Vatikanit.
Izraeli ka kritikuar këtë veprim dhe, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë vende të tjera, kanë votuar kundër.
