Botë
Putin: Autorizohet për dërgim të ushtarëve rusë në Siri
30.09.2015 13:38
Dhoma e lartë e Parlamentit rus ka votuar unanimisht për t’i dhënë presidentit, Vlaimir Putin, të drejtën për të vendosur ushtrinë në Siri...

Këshilli i Federatës ka votuar me 162 vota për dhe asnjë kundër për të miratuar kërkesën e Putinit.
Kreu i administratës, Sergei Ivanov, ka thënë se votimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se forcat tokësore ruse do të marrin pjesë në luftën e Sirisë.
Rusia ka dërguar tashmë trupa dhe armatim në Siri, në mbështetje të presidentit, Bashar al-Assad.
Disa raporte të mediave në Lindjen e Mesme thonë se avionët rusë kanë kryer sulme ajrore në Siri, megjithëse Kremlini nuk i ka konfirmuar këto raportime.
