Maqedoni
Janeva përzgjedh ndihmësit, nga 14 prokurorë, 4 janë shqiptarë
30.09.2015 13:54
Prokurorja speciale, Katica Janeva, ka përzgjedhur 14 prokurorët me të cilët do të punojë në procedimin efikas të rasteve në kompetencë të Prokurorisë Speciale...

Nga 14 prokurorët e përzgjedhur, 4 janë shqiptarë, edhe atë: Artan Ajro, Burim Rustemi, Lejla Kadriu dhe Fatime Fetai.
Ndërsa prokurorët tjerë do të jenë: Gavril Bubevski, Darko Jakimovski, Elizabeta Josifova, Lençe Ristosk, Lile Stefanova, Lubomir Lale, Marija Gorgeva, Snezhana Bundalevska, Stevço Donev dhe Trajçe Pelivanov. Pasi publikoi emrat e prokurorëve, Janeva tha se bëhet fjalë për profesionistë të dalluar.
“Numri i prokurorëve publik të propozuar është i domosdoshëm për kryerjen me sukses të punës së Prokurorisë Speciale. Prandaj, duke i pasur parasysh afatet e shkurtra kohore për formimin e ekipit për punë në prokurorinë speciale, pres që Këshilli i Prokurorëve do ta konfirmojë besimin te kolegët me zgjedhjen e tyre prokurorë publik në Prokurorinë Special”- deklaroi prokurorja speciale, Katica Janeva.
Prokurorët duhet të votohen nga Këshilli i Prokurorëve me shumicën e Badinterit, ndërsa Janeva pret që Prokuroria Speciale të fillojë me punë brenda afatit të paraparë ligjor, duke premtuar edhe transparencë në punën e saj.
GYLTENE SINANI
