Maqedoni
Lufta kundër terrorizmit, strategji për të ndalur rekrutimet
30.09.2015 15:44
Ekstremizmi që vjen nga ISIS është sfida më e madhe që kërcënon paqen botërore dhe një e keqe e tillë duhet të ndërpriten sa më shpejt...

Presidenti i ShBA-ve, Barak Obama, thotë se terrorizmi nuk njeh religjion, megjithëse kërcënimi aktual tangon më shumë komunitetet myslimane në të gjitha shtetet e botës.
“Ekstremizmi i dhunshëm nuk është i lidhur vetëm me një religjion. Askush nuk duhet të depërtohet për shkak të religjionit. Megjithatë, duhet të pranojmë se ISIS rekruton myslimanët nëpër botë, veçanërisht njerëzit që janë të hamendur ose që kanë problem identiteti. Në të gjitha vendet tona duhet të vazhdojmë të ndërtojmë partneritet besimi me komunitetet myslimane, të bazuar në besim dhe bashkëpunim”- deklaroi presidenti i ShBA-ve, Barak Obama.
Shefi i Diplomacisë maqedonase, Nikolla Popovski, thotë se qeveritë duhet të bashkëpunojnë kundër rekrutimit të të rinjve nga ana e “Shtetit Islamik”, ndërkaq si instrument më të fortë ka theksuar përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe krijimin e kushteve më të mira për rininë.
“Në suaza të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia posedon pozicion të mirë për t’i afirmuar këto qëllime nga roli që kemi si udhëheqës me Iniciativën Evropiane Qendrore. Maqedonia në këtë drejtim edhe më tepër do të aktivizohet në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”- tha ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.
Koalicioni kundër terrorizmit përbëhet nga 63 shtete, mes tyre anëtare është edhe Maqedonia, e cila njëherit ka miratuar edhe Ligjin për parandalimin dhe rekrutimin për luftë në shtetet e huaja.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka theksuar se në mbledhjen e ardhshme do të paraqesë planin për luftë globale kundër ekstremizmit të dhunshëm për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
