Maqedoni

LR në PDSh: 4 prokurorë shqiptarë janë shumë pak

30.09.2015 16:06

Lëvizja për Reforma në PDSh ka reaguar pas përzgjedhjes së prokurorëve publikë që do të ndihmojnë prokuroren speciale...

Sipas Lëvizjes për Reforma, vetëm 4 prokurorë shqiptarë janë shumë pak, Janeva shumicën duhej ta kishte zgjedhur ndër shqiptarët.
 
Nga Lëvizja e Selës kërkojnë që gjithsesi këta 4 prokurorë të merren kryekëput me rastet e krimit dhe korrupsionit tek politikanët shqiptarë. 
 
“Po arrihet një marrëveshje “intime” e paqartë për shqiptarët, e cila rezultoi sot me zgjedhjen e vetëm 4 shqiptarëve në ekipin e prokurores speciale. Jo vetëm që flitet për juristë shqiptarë pa përvojë, por nga 14 anëtarë vetëm 4 janë shqiptarë, që tregon qartazi pafuqinë politike të shqiptarëve në këtë vend. LR-PDSh edhe më herët mbajti qëndrimin që në ekipin e prokurores speciale shumica duhet të jenë shqiptarë, duke ditur ndarjen politike në vend në dy tabore etnike dhe duke marrë për bazë nacionalitetin e prokurores speciale”- thonë nga LR në PDSh.
 
VISAR SADIKI